“Do isha gati të 10-fishoja pensionet”/ Spiropali: Shqipëria ka kushte modeste

Gjatë diskutimit për projektligjin e “skemave private të pensioneve”, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha gjatë fjalës së saj se do të ishte e gati të “10-fishoja pensionet e nënave tona”, por Shqipëria ka mundësi modeste.

Spiropali tha se kufta kundër korrupsionit ka filluar dhe se do të japë frytet në ekonomi.

“Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, është e njëjta dëshirë për ne. Por a është e mundur?

Shqipëria ka mundësi modeste, edhe pse për 10 vite jemi shumë larg asaj që ishim, lufta jonë e shpallur ndaj korrupsionit ka filluar.

Sot dhe nesër do japë frytë në ekonomi. Kur i kishit në dorë e dini se ç’bëtë”, tha ministrja Spiropali. /   S.M