Ekzekutohet një 33-vjeçar në Shkodër, të dhënat e parae

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

 

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

33 vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, e kanë gjetur familjarët dhe kanë njoftuar Policinë.