“Do ta hash o trim”/ Plas debati mes Bledi Manes dhe Lapaj, gazetari: Ta grisa…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një postim i Bledi Manes ka iniciuar një debat virtual mes gazetarit dhe Adriatik Lapajt, i cili pak ditë më parë prezantoi zyrtarisht lëvizjen qytetare “Shqipëria Bëhet”.

Bledi Mane ka hedhur dyshime se Lapaj paston paratë e ish kryetarit të gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

Dhëndëri dyshohet se i pastron paratë vjehërrit. E dyta në mes me burrin opozitar deputet te PD kësaj here kërkon ta provojë edhe vetë pushtetin, i treti aktor humori i konvertuar në opozitar që partinë e tij e promovon te televizioni i Shkëlzen Berishës…Gjellë e vjetër e thartuar në tenxhere të re!”, shkuan Mane.


I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit, i cili ka paralajmëruar gazetarin të provojë akuzat për pastrim parash ose ndryshe e pret gjykata.

Besoj të ka ardhur padia penale dhe civile nga vjerri. Do ta hash o trim. Do duhet ta provosh në gjykatë kush pastron para. Tani meqë je tip skuthi hiqe atë fjalën “dyshohet”. Thuaje troç që unë pastroj para dhe unë publikisht të premtoj që do të çoj në gjykatë.

Do shkojmë në gjykatë e do ta ndajmë bashkë ne të dy. O ti provon paratë që pastroj unë dhe unë shkoj në burg o ti vete në burg. Legen,” shkruan Lapaj teksa komenton në postimin e Manes.

Më pas gazetari vijon debatin virtualisht dhe e këshillon Lapajn që të jetë i kujdesshëm me kërcënimet.

Adriatik Lapaj qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde të nxorra nga shinat. Fut hundët në një pronë private dhe intimidon, fyen dhe kërcënon një gazetar me fjalët “do ta hash o trim”, “tip skuthi”, “legen”…

Qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde ta grisa cipën e hipokrizisë dhe e tregove veten sa ordiner je në komunikimin publik. Sa për kërcënime, po ta them ty, vjehrrit tënd të nëmur, Argitës tënde tutore dhe kujtdo tjetër te ajo partiçka jote se keni gjetur personin e gabuar.

Kur publicistika ime trondiste themelet e familjeve mafioze Berisha, Fullani, Llalla, Zaganjori, Beqja, Gjingjoni ti ishe ende një Monikë Lewinsky që i bëje gojore servilizmit të Kreshnikut. Ndaj kur të ballafaqohesh me mua rritu fizikisht, zmadhou mendërisht, ndrysho modelin e flokëve, mos vish këpucë me majë, mos përthyej gjunjët kur ecën në asfalt, mos haj djathë lope që në mëngjes dhe mos lexo vetëm librat e Isabelle Allendes.

Kujdes edhe një herë me kërcënimet ndaj meje ndërkohë na trego pse vettingu e qëroi me ceremoni vjehrrin tënd të korruptuar dhe kush i pastron paratë e tij, ti apo ndonjë mysybet si puna jote. Takohemi bashkë ku të duash, edhe në gjykatë, edhe te ushqimorja jote, edhe në Sarandë, edhe në Tiranë!” përgjigjet Mane./   S.M

Të fundit

PS thellon rezultatin edhe me votat e diasporës, +3141 vota nga PD! Lapaj 947

Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës ne zgjedhje e 11 Majit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia...

Ky është fruti më i keq për shëndetin

Të gjithë përpiqemi të hamë sa më pak fruta dhe perime të cilat janë plot me pesticide, por kjo nuk është e mundur, përveç...

“Fjala.al” parashikoi fituesin e zgjedhjeve, rënien e PD dhe mandatet e PSD! Ku gabuam?

Rezultati total: PS 77, PD 52, PSD 3, SHB 3-5, PM 2-4 dhe LB 1. Ky ishte parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve nga "Fjala.al" pak...

Qarku i Lezhës drejt përfundimit, PS apo PD do të marrë mandatin e katërt?

Në Lezhë janë numëruar 103 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 11,846 vota ose 44.9%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM...

VIDEO: PS merr 95 % të votave në një kuti në Berat, shikoni reagimin e Topallit e Ballës

Gjatë numërimit të votave të diasporës është regjistruar ditën e sotme një kuti votimi nga qarku i Beratit, e cila ka pasur 95 %...

Lajme të tjera

Web TV