Hotelet më të mira në botë për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
21 prej tyre ndodhen në Europë

 

Publikohet renditja e 50 hoteleve më të mira në botë (World’s 50 Best Hotels), e cila vlerëson hotelet në gjashtë kontinente, për strukturat e tyre të jashtëzakonshme, të cilat përfaqësojnë sektorin.

Ndërkohë që pushimeve të verës po u vjen fundi, 50 Best përpiloi listën e 50 hoteleve më të mira në botë për vitin 2023.

Ju mund ta merrni në konsideratë këtë renditje kur të planifikoni arratisjen e ardhshme në një vend luksoz.

Njëzetenjë nga strukturat e vlerësuara janë në Europë. Passalacqua, një vilë luksoze e shekullit XVIII buzë liqenit Como në Itali, u vlerësua hoteli më i mirë në botë këtë vit.

Klasifikimi u përpilua nga votimi i 580 ekspertëve ndërkombëtarë të sektorit të hotelerisë dhe udhëtimit.

 

Thuajse gjysma e strukturave fituese janë në Europë

Londra konsolidon reputacionin e saj si pol turistik global, me katër hotele Claridge’s (16), The Connaught (22), NoMad London (46) dhe Savoy (47) – të cilët kanë hyrë në listë.

Në renditje janë vlerësuar edhe dy hotele të tjera në Mbretërinë e Bashkuar

Gleneagles, në Skoci, renditet në vendin e 32-të, pasi u vlerësua edhe me çmimin Art of Hospitality Award – një njohje e veçantë për përvojën e mrekullueshme në restorante dhe atë në kulinari.

Newt, në Somerset (në vendin e 37-të) fitoi edhe çmimin Carlo Alberto Best Boutique Hotel, i cili u rezervohet hoteleve në listë që plotësojnë të gjitha kriteret e një strukture butiku.

Gjashtë nga hotelet më të mira ndodhen në Francë, katër prej të cilëve në Paris Le Bristol (29), La Réserve (31), Cheval Blanc (34) e Hôtel de Crillon (50).

Hotele të tjerë të vlerësuar në renditje ndodhen në Athinë, Madrid dhe Itali.

 

Në Itali ndodhet hoteli më i mirë në botë për vitin 2023

Çmimi për Hotelin më të mirë në botë për vitin 2023 iu dha Passalacqua në liqenin e Como-s në Itali.

24 dhomat e hotelit shtrihen në tre ndërtesa, në shtatë hektarë kopshte, me tarraca të dekoruara në mënyrë të përsosur, plot me ullishte, mimoza, trëndafila dhe manjola.

Brenda vilës së shekullit XVIII, në pronësi të kompozitorit Vincenzo Bellini, spikat mjeshtëria italiane.

“Shumë urime për Passalacqua, e cila arriti në vendin e parë, vetëm dy vite pas hapjes” – komentoi Tim Brooke-Webb, drejtues i përgjithshëm i The World’s 50 Best Hotels.

 

Një hotel në Hong Kong fiton vendin e dytë

Hoteli madhështor Rosewood Hong Kong, i cili ndodhet në zonën artistike dhe të dizajnit Victoria Dockside, me një pamje të mrekullueshme nga porti, renditet i dyti në klasifikim.

Lexo edhe :  Kurrë nuk e kishim menduar! Zbulohet ‘fytyra’ e vëllait të madh, ja kush na qenka

Hoteli me 65 kate dhe 413 dhoma ka 11 restorante, një Spa, një pishinë dhe një qendër fitnesi.

Në Azi, 17 struktura të tjera janë vlerësuar në renditjen e World’s Best Hotels 2023, ku përfshihet Four Seasons Bangkok, The Upper House në Hong Kong e Aman Tokyo.

Hoteli është vlerësuar më i miri në “The Best Hotel in Asia 2023”.

 

Four Seasons Bangkok në lumin Chao Phraya, Bangkok, renditet i treti

Një strehë urbane, me dizajn tërheqës e cila fokusohet sa tek argëtimi edhe tek çlodhja dhe relaksi.

Hoteli Four Seasons Bangkok, i cili ndodhet në brigjet e Lumit të Mbretërve, ka 299 dhoma dhe suita bashkëkohore, një pishinë me disa nivele, kopshte dhe një qendër Wellness me një Spa të frymëzuar nga ritualet e lashta tajlandeze.

 

50 Hotelet më të mira në botë. Renditja e plotë
1. Passalacqua (Moltrasio, Itali)
2. Rosewood Hong Kong
3. Four Seasons Bangkok në Chao Phraya River
4. The Upper House (Hong Kong)
5. Aman Tokyo
6. La Mamounia (Marrakesh, Marok)
7. Soneva Fushi (Maldive)
8. One&Only Mandarina (Puerto Vallarta, Meksikë)
9. Four Seasons Firenze (Firence, Italo)
10. Mandarin Oriental Bangkok
11. Capella Bangkok
12. The Calile (Brisbane, Australia)
13. Chablé Yucatán (Chocholá, Meksikë)
14. Aman Venice
15. Singita Lodges (Kruger National Park, Afrikë e Jugut)
16. Claridge’s (Londër)
17. Raffles Singapore
18. Nihi Sumba (Wanokaka, Indonezi)
19. Hotel Esencia (Tulum, Meksikë)
20. Le Sirenuse (Positano, Itali)
21. Borgo Egnazia (Savelletri, Itali)
22. The Connaught (Londër)
23. Royal Mansour (Marrakesh)
24. Four Seasons Madrid
25. Aman New York
26. The Maybourne Riviera (Roquebrune-Cap-Martin, Francë)
27. Rosewood São Paulo (São Paulo, Brazil)
28. Capella Singapore
29. Le Bristol Paris
30. Park Hyatt Kyoto (Kyoto, Japoni)
31. La Réserve (Paris)
32. Gleneagles (Auchterarder, Skoci)
33. Hotel Du Cap-Eden-Roc (Antibes, Francë)
34. Cheval Blanc Paris
35. Four Seasons Astir Palace Hotel Athens
36. Soneva Jani (Maldive)
37. The Newt in Somerset (Bruton, Mbretëri e Bashkuar)
38. Amangalla (Sri Lanka)
39. Hoshinoya Tokyo
40. Desa Potato Head (Seminyak, Bali)
41. Eden Rock (St. Barths)
42. The Siam (Bangkok)
43. Badrutt’s Palace (St. Moritz, Zvicër)
44. Atlantis The Royal (Dubai)
45. The Oberoi Amarvilas (Agra, Indi)
46. NoMad London
47. The Savoy (Londër)
48. Equinox New York
49. Six Senses Ibiza (Balearic islands, Spanjë)
50. Hôtel de Crillon (Paris)

(  S.M  )

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV