VIDEO/ Remontada e çmendur e Barcelonës, Blaugranat triumfojnë me përmbysje ndaj Celts

Barcelona triumfon me remontada. Skuadra blaugrana mori një fitore të pabesueshme me përmbysje (3-2) në shtëpi përballë Celta Vigos në një sfidë ku luajti si skuadër e madhe vetëm më minutat e fundit, pasi u gjen në disavantazh të dy golave.

Lewandowski (dygolësh) dhe Joao Cancelo i dhanë fitoren Barçës në një takim që ndoshta meritonte edhe ta humbte.

Celta Vigo befason Bracelonën në stadiumin “Montuic”. Ekipi galician, shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen katalane, për të zhbllokuar rezultatin me Larsen në minutën e 19-të.

Barcelona nuk ishte në një ditë të mirë dhe kjo u pa qartë nga mënyra sesi u zhvillua ndeshje në minutat në vazhdim: paqartësi në përmbylljen e aksioneve dhe çekuilibër në mbrojtje, e kapur disa herë e papërgatitur në prapavijë.

Celta humb shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, derisa në të 76-tën Douvikas e detyron portierin Ter Stegen ta nxjerrë sërish topin nga porta e tij, 0-1.

Vetëm pak minuta më vonë, Barcelona u rikthye në lojë me golin e Robert Lewandowskit, që lëshoi një parabolë e cila e kaloi vijën fatale pasi u përplas në traversë.

Në të 85-tën, “bomberi” barazoi rezultatin me golin e dytë personal, këtë herë i shërbyer nga Joao Cancelo.

Fitoren në këtë ndeshje Barcelonës ia dhuroi goli i Joao Cancelos i cili erdhi në minutën e 89-të të takimit pas një krosimi fenomenal nga spanjolli Gavi. (3-2)

https://twitter.com/centregoals/status/1705648792232734992?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

Pas kësaj fitoreje, Barcelona renditet në vendin e parë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivali Real Madrid, që nesër do të luajë derbin e qytetit ndaj Atletico Madrid.