Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel Policinë e Kosovës, ku për pasojë humbi jetën një efektiv.

Në një intervistë televizive, Basha e cilësoi këtë ngjarje një skenar sekret, përmes operacioneve speciale, që Serbia të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Ai akuzoi përfshirjen e qeverisë serbe në këtë skenar.

Mes të tjerash ai tha se është fillimi i lançimit të botës serbe.

“Kjo ngjarje është shpalosje e një skenari sekret, për të bërë ndarjen defacto të Kosovës, për të pushtuar Veriun e Kosovës. Skenari është i qartë, ndarje defacto e Kosovës, përmes paramilitarëve. Është fillimi i lancimit të skenarit të botës serbe. Synimi është të bëhet lëvizja e parë kundër konjukturës së NATO-s në Ballkan.

Plan dhe strategji e hartuar prej shumë kohësh nga Kremlinin. Skenari është në shpalosje prej kohësh, por akti i parë ishte marrja me forcë e Veriut. Dështimi i këtij skenari, meritë e faktorit euroatlantik dhe policisë së Kosovës, që iu përgjigj me efektivitet.

Çdokush e kupton se kjo është marrje e autorësisë nga Beogradi. Kërkohej dënim i prerë dhe distancim nga kjo ngjarje, por ndodh nderimi më i lartë shtetëror për individët e ekzekutuar në një operacion të ligjshëm policor, që janë akuzuar si terroriste ndaj një territori të pavarur. Beogradi zyrtar, Vuçiç, po merr autorësinë, po i nderon agresorët.

Përsa kohë Serbia nuk heq dorë nga strategjia e ashtuquajtur ‘bota serbe, e marrjes nën kontroll të vendeve të Ballkanit, siç është veriu i Kosovës, apo rasti i zaptimit të Malit të Zi, duke penguar formimin e qeverisë, bëhet fjalë për një skenar. Ngjarja e ditës së diel është nxitja dhe sponsorizim nga Serbia. Ndoshta kërkohet vënia nën kontroll të dhunshëm të veriut të Kosovës. Në këtë kuadër e shoh si shfaqjen e plotë të qëllimeve të Serbisë.
Duhet t’i jepet përgjigje e merituar këtij skenari”, u shpreh Basha.

Të fundit

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

Lajme të tjera

Web TV