VIDEO/ Momenti kur avioni me 140 pasagjerë përplaset dhe shpërthen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ajror ka ndodhur së fundmi në Afrikë. Sipas mediave të huaja mësohet se një aeroplan transportues, i cili u tha se kishte lidhje me grupin mercenar rus Wagner, është përplasur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të aeroportit Gao, qytet ku zhvillohen luftime të ashpra. Nga video e transmetuar shihet momenti i përplasjes dhe se si avioni del nga pista dhe më pas përfshihet nga flakët.

Avioni u ul shumë larg nga pista dhe nuk arriti të frenojë brenda 500 metrave, kapërceu pistën dhe më pas shpërtheu. Ndërkohë, burime pranë Wagner kanë mohuar që grupi mercenar rus të jetë përfshirë në këtë aksident, edhe pse forcat e tyre ndodhen ende në vendin afrikan. “Ky aeroplan nuk kishte personel nga grupi Wagner,” tha burimi.

Ende nuk është përcaktuar numri i viktimave, por dyshohet se në bord mund të kenë qenë 140 pasagjerë. /   S.M

 

 

Të fundit

Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa...

Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në Palasë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë grupeve kriminale leje ndërtimi në këmbim të votave për zgjedhjet...

Po dëshmoj urinë e qëllimshme të fëmijëve të Gazës – pse po e lejon bota këtë?

Një armëpushim i përhershëm, hyrja e lirë dhe e sigurt e ndihmave dhe heqja e bllokadës janë të domosdoshme – të gjitha mund të...

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun...

Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital të Territorit

Kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në Facebook një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit. “Videoja është...

Lajme të tjera

Web TV