Keqpërdori fondin për klubin sportiv, arrestohet ish-nënkryetari i Bashkisë (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-nënkryetari i bashkisë së Librazhdit, Andri Çota ka rënë në prangat e policisë, pas një muaji hetime me metoda proaktive.

Mësohet se 37-vjeçari ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik.

Ndërkohë, Gjykata më datë 21.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-nënkryetarin.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Loading”, pas 1 muaji hetime me metoda proaktive.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës operacionale hetimore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shpërdorimit të detyres, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas një muaji hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë  së Elbasanit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Loading”.

Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi A. Ç., 37 vjeç, banues në Librazhd.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 21.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./  S.M

Të fundit

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

Lajme të tjera

Web TV