Pas “BBV2”, Ronaldo Sharka dhe Armaldo Kllogjeri gati për të luftuar për kupën e “DWTS”!

Ditën e djeshme pasi janë konfirmuar pjesëmarrësit dhe juria, vjen edhe publikimi i promos zyrtare të “DWTS”.

Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik.

Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

Në promon e “DWTS’ çdo gjë duket magjike dhe të gjithë konkurrentët, juria dhe moderatorët e këtij programi duken mahnitës.

Ama nga ndjekësit është vënë re momenti ku Ronaldo Sharka dhe Armaldo Kllogjeri, të cilët kanë qenë ish-banorë në “BBV2” shfaqen me kurriz nga njëri-tjetri bashkë me balerinat e tyre profesioniste.

Pas luftës së tyre për të fituar “Big Brother Vip 2” tashmë Ronaldo dhe Armaldo duket se janë gati për të luftuar për kupën e “Dancing with the Stars”./  S.M