Zv.ministri rus: Rusia nuk sheh asnjë shans për stabilizimin e situatës në Kosovë

“Rusia nuk sheh mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë, për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”.

Kështu u shpreh zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko, shkruan Euronews Serbia.

“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështetet tek shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, deklaroi ai.

Sipas tij, reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadaltë dhe joparimor.

Dhe kjo vetëm e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate”, përfundoi Grusko./I.S