Ndodh në Amerikë, tifozi kërkon të hyjë në stadium me një aligator

Joie Henney, një tifoz i Philadelphia Phillies, u përpoq të hynte në stadiumin “Citizens Bank Park” me një aligator për të parë ndeshjen e bejsbollit mes ekipit të tij dhe Pirates Pittsburgh.

Tifozit të cilit nuk iu lejua hyrja, u përpoq të justifikonte praninë e kafshës, të cilin e kishte pajisur me aksesorët e nevojshëm sikur të ishte një qen dhe me një mbishkrim “kafshë mbështetëse emocionale”, me argumentin se ishte një kafshë shërbimi.

Epo në fakt, tifozi nuk gënjeu. Emri i aligatorit është Wally dhe sipas tij, ai është një kafshë mbështetëse emocionale e licencuar që e ndihmon Henney të kapërcejë depresionin e tij.

“Wally i pëlqen të përqafojë. Unë do të shtrihesha në krevat, dhe ai do të donte të shtrihej pranë meje, madje duke vendosur nofullen e tij te fytyra ime”, shpjegoi ai për “SportsRadio 94”./I.S