Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Askush nuk është imun ndaj një dite të keqe dhe problemeve me shëndetin mendor. Ylli i “Murders in the Building”, Selena Gomez, ka folur së fundi për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditë të vështira me rëndesë psikologjike.

Gjatë një bisede në Samitin e Muzikës në Los Angeles, artistja foli për luftën me shëndetin mendor. Një detaj që jo të gjithë ndoshta e dinë: ajo shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës.

“Dhoma e gjumit ishte një shkas i vërtetë për mua kur po kaloja psikozë,” tha Gomez. “Gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës, isha shumë fort e lidhur pas shtratit tim”. Të jesh në gjendje të njohësh rrethanat që çojnë në momente depresive mund të jetë një rrugë shpëtimi për njerëzit me çrregullim bipolar, pasi ata shkaktarë shpesh janë më të vështirë për t’u identifikuar sesa vetë simptomat, thonë ekspertët e shëndetit mendor.

Kjo nuk është hera e parë që themeluesja e Rare Beauty Selena Gomez flet për kohët e errëta në jetën e saj, pas ulje-ngritjeve të shëndetit mendor që i zgjasin për javë apo muaj të tërë. “Filloi me depresionin, pastaj shkova deri në izolim. Më pas, isha unë që nuk mund të lëvizja nga shtrati,” kujton ajo. “Më ndodhte që për disa javë të isha në shtrat, pasi vetëm ideja e të ecurit më dukej sikur më merrte frymën”.

Gomez thotë se shpëtimin e gjeti tek vetja dhe zgjodhi gjithë mekanizmat drejt rrugës së shërimit. Dalja nga dhoma e gjumit dhe të rrethuarit me njerëz ishte një nga mënyrat më të mira për të dalë nga rëndesa psikologjike.

Lexo edhe :  Drithëron Big Mama: Si i shpëtova vdekjes, humba shokun e ngushtë

“Mund të jesh në një dhomë plot me njerëz dhe prapë të ndihesh tmerrësisht e vetmuar. Unë e di që kjo ndjenjë nuk është e mirë, por të punosh mbi problemet më ka ndihmuar shumë,” përfundoi ajo./E.Ç

Të fundit

Mori nusen me karotrec, dhëndri lezhjan rrëfen arsyen që e shtyu drejt këtij vendimi

Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi...

Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi për turizmin edhe në Përmet

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në për mediat foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 100...

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush nuk ua thotë

Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe...

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Mësohet...

Ndryshime dhe të papritura, datat që duhet të mbash mend në dhjetor

12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh...

Lajme të tjera

Web TV