Stresi pendohet sërish: “Kërkoj falje publike, kam qënë jashtë kontrollit…”(FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë më parë, Stresi iu rikthye sërish sherreve virtuale në TikTok dhe madje edhe me një “kërcënim” për gangsterat e këtij rrjeti social, siç ai vet është shprehur, duke u thënë se ai nuk fal dhe nuk harron kurrë.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur pendesë për veprimet e fundit dhe madje ka kërkuar falje publike.

Jeta është tamam si një labirint, asnjëherë nuk e dimë se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas. Unë mendoj që kemi dy opsione: të marrin kontrollin pasi kemi dalë jashtë tij dhe e dyta i bie të mbijetosh nën presion”.

Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve.

Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qënë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë.

Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“, shkruan këngëtari në profilin e tij në Instastory.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi kërkon falje publike. Rreth një muaj më parë, Stresi i ka kërkuar ndjesë familjes së tij për fjalorin e përdorur.

I kërkoj falje familjes sime që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme. E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot ëshë familja. Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj”./   S.M

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV