Universiteti i Tiranës në fund, renditet në vendin e 677 nga 688 universitete në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Tiranës, një nga institucionet e arsimit të lartë më i rëndësishëm në Shqipëri, renditet në 10 vendet e fundit mes universiteteve në Evropë. Nga 688 institucione arsimore që janë rankuar, ai i Tiranës është në vendin e 677.

Një renditje që tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë në Shqipëri.

Qëndresa Qytetare ka publikuar renditjen e “QS World University Ranking”, një nga portofolët e renditjeve krahasuese të universiteteve të përpiluara nga analisti global i arsimit të lartë Quacquarelli Symonds.

  • Universiteti Bujqësor renditet i 605
  • Universiteti Durrësit renditet i 606
  • Universiteti i Politeknik renditet i 658
  • Universiteti i Tiranës renditet i 677

Kjo është renditja e katër universiteteve shqiptare, nga 688 institucione të arsimit të lartë të Evropës Jugore që janë përfshirë në rankim. Dy vite më parë, respektivisht në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.

Qëndresa Qytetare vlerëson se ky pozicionim i universiteteve shqiptare lidhet me qasjen e tyre ndaj arsimit, duke theksuar se ato investojnë më shumë për zyrat e titullarëve sesa për pajisje shkencore, rekrutojnë staf mbi baza miqësie dhe jo meritokracie, paguajnë me shumë rojet se projektet shkencore dhe në dy vitet e fundit kanë pasur probleme thelbësore me reputacionin akademik.

Kjo rënie në renditje nuk është shkaktuar vetëm prej shtimit të universiteteve të reja në rankim që edhe pse futen rishtas renditen më sipër, pasi në listë janë shtuar vetëm 146 IAL, ndërsa Universiteti i Tiranës dhe tre të tjerët janë më shumë se 200 vende në fund të tabelës.

Renditja e universiteteve – QS World University Ranking by Newsbomb Albania on Scribd

( S.M )

Të fundit

Zija Ismaili, mjeku që firmosi “aksidentin” e Kosta Trebickës, sot deputet i Berishës

Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin,...

Mero Baze: Apartamenti i Veliajt sot ishte mesazh i koduar nga SPAK për britanikët

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka kritikuar në podcastin e tij të fundit mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pa...

“Artan Lame nuk ka ndërruar jetë!” Avokati Genc Gjokutaj akuzon mediat për lajmin fals

Avokati Genci Gjokutaj para pak minutash ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, me të cilin njofton se Artan Lame nuk ka ndërruar...

“Hap drejt BE!” Komisionerja Kos uron Shqipërinë për hapjen e Grup-Kapitullit 3

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë të negociatave. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos...

Karamuço: Dumani u step që të tregonte emrat, por…

SPAK në bashkëpunim me autoritete italianë kreu ditën e djesme një ndër operacionet më të mëdha kundër mafies dhe krimit të organizuar, të quajtur...

Lajme të tjera

Web TV