Zelensky dhe Navalny ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe aktivisti rus Alexei Navalny janë në garë për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti. Vendimi i takon Komitetit Norvegjez të Nobelit, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti norvegjez.

Mes 351 të nominuarve, Zelensky dhe Navalny janë të preferuarit, por ekspertët thonë nse shanset e tyre janë të pakta, veçanërisht pasi Zelenskyy është një udhëheqës në një kohë luftë dhe fokusi i komitetit në Rusi vitin e kaluar ndikon në shanset e të dy burrave.

Lista e plotë e kandidatëve mbetet sekrete, por emrat e zbuluar përfshijnë ambientalisten Greta Thunberg, kreun e opozitës ruse Vladimir Kara-Murza dhe protestuesin kinez Peng Lifa.

Laureati merr jo vetëm një medalje dhe diplomë, por edhe 11 milionë korona suedeze (afërsisht 812,306 £). Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 6 tetor, me ceremoninë e planifikuar me 10 dhjetor në bashkinë e Oslos./I.S