Veliaj: Do t’u bëhen gjunjët me kallo, duke u lutur që unë e Rama të kemi konflikt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama një skuadër fituese, që e çon vendin përpara.

Në një intervistë për Top News, Veliaj tha se ndryshe nga opozita, që përçahet për poste dhe për vota, PS është e bashkuar për të bërë punë të mira për vendin dhe qytetin.

“E kam thënë shpesh, duhet t’u bëhen gjunjët me kallo atyre që luten për një përçarje mes nesh. Unë besoj se kur njerëzit bashkohen prej misionit dhe jo prej banalitetit, atëherë ka gjithmonë hapësirë për unitet dhe për të bërë punë të përbashkëta.

Qartazi, e kemi parë cila anë e spektrit politik i ka lidhjet thellësisht banale. Pra, kur ti shikon që njerëzit aty ndahen e përçahen për poste dhe për vota, ti kupton se aty nuk ka mision, se ata janë një korporatë politike. Nuk ndodh kështu në Partinë Socialiste!

Në PS ka një sens të së majtës, të së drejtës, të të qenit progresist, të të besuarit në këtë sistem taksash, të të besuarit në faktin se Tirana e pasur, patjetër që do prodhojë financa dhe për periferinë e largët, ku nuk janë të mundura disa nga investimet me taksat lokale, dhe për sa kohë që ky sens misioni, ky sens programi, ky sens ekipi dhe ky sens kapiteni dhe trajneri që Partia Socialiste sheh te Edi Rama, si një skuadër fituese, unë besoj që na çon përpara”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se forca e PS është një familje e bazuar në misionin për ta çuar Shqipërinë sa më afër Europës.

“Për sa kohë që, dikush lutet që të prishet kjo harmoni, do të thotë se janë në gjendje shumë të dëshpëruar.

Lexo edhe :  Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por...

Së pari, se s’ka për të ndodhur për sa kohë që vendi shkon përpara dhe qyteti dhe shteti shkon përpara dhe së dyti, sepse kjo është një familje e bazuar jo në “klan”, jo në banalitet, jo në vulgaritet, por në një mision për ta çuar vendin sa më afër Europës”, shtoi kreu i Bashkisë./   S.M

Të fundit

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të...

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas ScaleAI,...

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi...

Lajme të tjera

Web TV