“Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë”/ PD në krah të aleatëve ë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj SPAK në luftën e këtij institucioni kundër krimit të organizuar.

Në një reagim në X, Basha shprehet se çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Ai shton se kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar se PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të këtij institucioni.

Reagimi i plotë i Bashës:

Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

 

 

Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK./e.t

Të fundit

Ristrukturim i Departamentit Amerikan të Shtetit, 1300 punonjës shkarkohen nga detyra

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani...

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga Europa League për sezonin 2025/2026

Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League dhe është zhvendosur në Conference League pasi UEFA arriti në përfundimin se fituesit e FA Cup kishin...

“Nuk dëgjojmë urdhrat politikë!”/ Dy kryebashkiakë i thonë “JO” ultimatumit të Ramës

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë...

40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë

Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës u janë shtuar 40 infermierë të rinj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në...

Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa...

Lajme të tjera

Web TV