Nisja e vitit akademik ‘paralizon’ trafikun, ja si paraqitet situata (FOTO)

Kjo është situata që duhet të përballen çdo ditë qytetarët të cilët duhet të lëvizin nga Kamza në drejtim të Tiranës.

Sot, në ditën e parë të vitit akademik, situata është tepër e rënduar. Trafiku nis pranë Universitetit Bujqësor, duke u paralizuar deri në Kthesën e Kamzës.

Nisja e vitit akademik 'paralizon' trafikun, ja si paraqitet situata

Trafik pak më i lehtë paraqitet në krahun e kundërt, me studentët të cilët vijnë nga Tirana në Universitetin Bujqësor.

Trafiku në këtë aks rrugor është problem prej vitesh ku orët e  mëngjesit 7:00- 9:00 dhe orët e pasdites 16:00-18:00, janë gjithmonë të paralizuara.

Nisja e vitit akademik 'paralizon' trafikun, ja si paraqitet situata