“Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e Miss USA”, Emina Çunmulaj jep mesazh për vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo është padyshim një nga modelet më të suksesshme shqiptare që ka patur fatin të punojë me emrat që kanë bërë histori në industrinë e modës. E famshme, e bukur, e realizuar si profesioniste, si nënë dhe bashkëshorte dhe gjithashtu një njeri me zemër të madhe për t’u patur zili. E kush do t’i përmbidhte të gjitha këto në një personazh të vetëm, përpos Emina Çunmulaj?

Mirëpo pavarësisht se ka prekur majat, Emina vijon të mbetet një vajzë e përulur dhe me këmbë në tokë që s’e harron kurrë origjinën e saj, jetën në fshat, si dhe është gjithnjë e gatshme të japë kontributin e saj dhe t’u bashkohet kauzave për njerëzit në nevojë. Së fundmi, ajo mori pjesë, më saktë shkëlqeu në jurinë e “Miss USA” prej nga ku dha një mesazh emocionues për të gjitha vajzat, duke marrë si shembull veten e saj, që nga jeta në Tuz e deri në këtë pikë ku është dhe fton të gjitha vajzat me një ëndërr që mos dorëzohen kurrë sepse kur ajo ja doli, të gjitha mund t’ja dalin.

“Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, nga një fermë të vogël ku milja lopët deri në moshën 15-vjeçare dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse endrrat do t’ju plotësohen edhe juve. Po e bëj këtë për veten time por edhe për çdo vajzë shqiptare”,-dëgjohet të thotë Çunmulaj, duke ju drejtuar edhe vajzave anembanë botës në anglisht, por siç ajo thekson, sidomos atyre shqiptare./E.Ç

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV