Rama mbërrin në samitin e Komunitetit Politik Evropian i shoqëruar me Rishi Sunak

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Granada të Spanjës ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç./E.T