Aeroporti i Vlorës/ OSSH nis procedurën e linjës 35kV për furnizimin me energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa projekti për Aeroportin e Vlorës po avancon, edhe zona përreth tij pritet të marrë tjetër zhvillim.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka vlerësuar se nevoja për zhvillimin e një linje të re të furnizimit me energji për këtë aeroport por dhe për zonën rreth saj është i nevojshëm dhe për këtë ka hapur një procedurë që parashikon linjën 35 kilovolt.

Konkretisht bëhet fjalë për një linjë nga 35 kilovolt në Mifol në Aeroportin e Vlorës.

Zona e projektit shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë. Novosela është qendra kryesore e zonës pranë autostradës Levan-Vlorë dhe është rruga kryesore që lidh këto zona me qytetin e Vlorës.

Ndërtimi i Aeroportit Vlorë është një investim i rëndësishëm pasi rrit aksesin e turisteve për në bregdetin e Jugut të Shqipërisë.

Për furnizimin me energji elektrike të Aeroportit Vlorë duhet zhvilluar një infrastrukturë elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor kundrejt zhvillimit dhe pritshmërive afatgjata te zonës. Projekti përmban linjën e tensionit 35 kV kabllore te dedikuar për furnizimin e Aeroportit Vlorë”, thuhet në relacionin teknik të procedurës. Fondi limit për këtë është 59 milionë lekë.

Aeroporti i Vlorës

Në fillim të vitit 2021 qeveria shpalli fituesin për koncesionin e Aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani Mabco Constructions SA e investitorit Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Në dhjetor të 2022-it Mabco mori kontrollin e plotë të aksioneve.

Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar.

Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë, 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës.

Lexo edhe :  2025 nis me bum kreditimi për shtëpi, ndërhyhet me masa të reja rregullatore

Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024 dhe të nisë operimin në vitin 2025./   S.M

Të fundit

Laura Antoneli dhe Eduixh Fenek, dy seks-simbolet që u keqpërdorën në komeditë erotike

Nga Leonard Veizi Në vitet 1960-1970, kinema italiane lindi një fenomen kulturor i quajtur “commedia sexy all'italiana”, një hibrid i...

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh

Pas një mungese prej 14 vitesh, Angelina Jolie kthehet me stil në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës 2025, si një figurë që...

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

Pas kontestimit nga ana e Partisë Demokratike, ditën e sotme pritet të nisë numërimi i votave të diasporës nga Greqia. Janë rreth 50 mijë...

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar në të dhënat e transmetuara...

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri....

Lajme të tjera

Web TV