Mungoi në foton familjare të ministerialit/ Daçiç: Ja arsyeja pse u largova

Pas refuzimit të qenit pjesë e fotos familjare me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar menjëherë.

Ai tregoi për gazetarët se shkak për këtë është bërë flamuri i Kosovës ne sfond, pas shpinës së ministrave.

Ministeriali mbahet këtë të premte në Tiranë dhe i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor në kryeqytet.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli HasanI./  S.M