Dilemat e Berishës për të vazhduar më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Duke lexuar sot Raportin e OSBE/ODIHR, sipas dëshirës së tij, në fakt Sali Berisha ka shfaqur për herë të parë zyrtarisht dorëzimin e tij për të vazhduar betejën më tej me Edi Ramën. Edhe pse e ka thënë shumë herë në të shkuarën gati për çdo kryeministër kundërshtar, sot e tha në mënyrë zyrtare se me Edi Ramën nuk fitojnë dot më zgjedhje.

Kjo deklaratë zyrtare e tij ka të mirat dhe të këqijat e saj për ndjekësit e tij.
E mira e kësaj është se tani ata e kanë të ndarë mendjen që nuk fitojnë dot zgjedhjet duke pasur në krye Berishën përballë Ramës pasi vet Berisha. E pranon që me atë nuk i fiton dot zgjedhjet.
Arsyet që u jep atyre që nga blerja e votës individit, blerja e popullit, blerja e ndërkombëtarëve, dhe në fund dhe blerja e Lulit, e bëjnë dhe më të errët tablon për ta.

Pra i bind ata më shumë se ai nuk e mund dot Edi Ramën dhe me këtë rast ata që do vazhdojnë të qëndrojnë me Berishën, janë opozitarë të qart, që nuk duan fitore por duan të jenë në opozitë. Pasi siç ka thënë dhe Dash Shehi ka dhe njerëz që kandidojnë të jenë në opozitë.

Po ashtu, një tjetër anë e mirë e kësaj deklarate zyrtare, është se askush nuk ka më pritshmëri për të fituar Berisha, por janë me sytë nga qielli mos i ndodh gjë Ramës. Dhe kjo nuk është pak. Sa do rroj dhe ai, një ditë do ti iki si gjithë të gjallët.

Ana negative e këtij procesi është që nuk deklaron dot bojkot të zgjedhjeve, që do të ishte normale. Nuk e deklaron dot, jo aq nga përvoja e vitit 2019, por më shumë nga fakti që çdo bojkot zgjedhjesh nga Berisha e lë vetëm Berishën. Është e qartë që Ilir Meta dhe Lulzim Basha mezi presin që Berisha të bojkotoj zgjedhjet dhe ata mbushin boshllëkun e tij, duke e zhdukur dhe “de jure” nga harta opozitare.

Lexo edhe :  Çfarë qeverisjeje pret vendi? Nga fjalët tek kontrata e re publike

Për këtë arsye qëndrimi i sotëm zyrtar i Berishës ndaj të ardhmes së zgjedhjeve me Ramën vetëm sa rrit dëshpërimin e demokratëve që e mbështesin dhe i përgatit ata për humbje.

Natyrisht ka një opsion që mund të ngjall shpresë dhe ai është largimi i Berishës, dhe përballja e një lideri të ri me Ramën. Por Berisha nuk është gati për këtë, por as të mund Edi Ramën. E vetmja arritje që ka bërë, ështe sqarimi paraprak, që mos prisni prej tij të mund Ramën. Ndaj mos guxoni ta akuzoni pas zgjedhjeve./I.S

Të fundit

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së...

Lajme të tjera

Web TV