Ukraina: Kemi rritur prodhimin e dronëve ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin, tha kryeministri Denys Shmyhal.

Dyqind kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues, tha ai në Kiev më 7 tetor.

“Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, tha Shmyhal. Ai shtoi se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022, dronët kanë ofruar një avantazh të madh në fushëbetejë.

Përderisa Ukraina fillimisht varej nga dronët e prodhuar nga kompania turke, Bayraktar, Rusia më vonë nisi të përdorte dronët iranianë, Shahed.

Muajve të fundit, sulmet me dronë në territorin e Rusisë janë shpeshtuar dhe janë tregues se Ukraina tani po prodhon dronë me rreze më të gjatë veprimi edhe pse sasia e eksplozivëve që bartin ende mbetet e vogël./I.S

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV