3 vende vakante në SPAK/ Prokuroria hap garën, ja prokurorët që do kandidojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapja e garës për tre vende vakant në prokurorinë e Posaçme SPAK, ka ngjallur interes nga disa prej figurave të prokurorëve që tashmë kanë kaluar “Vettingun” me formë të prerë.

Olsi Dado, është prokurori i parë që do kandidojë për të qenë pjesë e strukturës së SPAK. Dado, prej disa muajsh me propozim të drejtuesit të SPAK Altin Dumani, është komanduar nga KLP-ja si prokuror në strukturën e posaçme.

Duke qenë se Olsi Dado, ka shërbyer për 4 muaj në këtë prokurori, pritet që ai të jetë kandidati i parë garues por edhe fitues në KLP.

Veç Dados, një emër tjetër që po flitet të garojë për të qenë pjesë e SPAK, është Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Kohët e fundit Ajazi, ka ngjeshur CV-në e tij personale me suksese në goditjen e shpërndarjes së drogës në Elbasan, goditjen e grupit të Laert Haxhiut dhe arrestimin e plagosur të Nuredin Dumanit apo Henrik Hoxhaj, të cilët më pas u kthyen në bashkëpuntorë të prokurorisë.

Me këtë CV, Ajazi është një kandidat potencial për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.

Ndërsa një vit më parë prokurori Kreshnik Ajazi, shfaqi interes edhe për të garuar për postin e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës përballë Arenc Çelës, por kandidatura e tij u përjashtua, për shkak se ai ende s’kishte përfunduar mandatin 3 vjeçar të drejtimit të prokurorisë së Elbasanit dhe nuk ishte i emëruar si prokuror i brendshëm pranë prokurorisë së Tiranës.

Sipas burimeve një tjetër emër që po lakohet të shpalosë kandidaturën për tu bërë pjesë e SPAK, është prokurori i Tiranës, Ndini Tavani. Tavani, ka një karrierë të gjatë në prokurori, duke qenë pjesë e njësive antikorrupsion Task-Forcë.

Lexo edhe :  Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty në makinë, por...

Tavani, pati një periudhë ndërprerje të ushtrimit të detyrës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) vendosi ta pezullojë nga detyra. Por prokurori i Tiranës, fitoi bindshëm në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, duke u kthyer në detyrë.

Mes emrave të tjerë që përflitet se ka ngjallur interes për në SPAK, deri në këtë fazë është dhe prokurorja e Shkodrës, Shqiponja Mille.

SPAK, fillimisht u formua në muajin dhjetor 2019. Pritet që prokurorët të shpalosin strategjinë e tyre së si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Me zgjedhjen e 3 emrave të rinj, radhët e SPAK shkojnë me 20 prokurorë./   S.M

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV