A do lësh një konsultë/Klinika dentare që i bëri ndërhyrjen 3-vjeçarit vijon e qetë punën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e 3-vjeçarit pas një ndërhyrje dentare me anestezi totale ka tronditur rëndë opinionin publik ditën e sotme.

Teksa prindërit dhe familjarë të tjerë kanë denoncuar sot publikisht ngjarjen e rëndë, kujtojmë se kjo situatë ka ndodhur para disa ditësh dhe i mituri është përcjell për në banesën e fundit.

Ndërkohë që mjeku Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho janë të akuzuarit nga prindërit për vdekjen e fëmijës, të dy janë vendosur nën hetim nga autoritetet policore.

Gazeta Shqip ka kontaktuar ditën e sotme me numrin zyrtar të kësaj klinike. Pas disa tentativash, në telefon është përgjigjur një grua, e cila është prezantuar si sekretare e klinikës dentare të Ina Xhaxhos.

Sekretarja është interesuar nëse gazetarja e Gazetës Shqip po kërkonte të linte një takim për konsultë, duke lënë kështu të kuptohet se puna vijon normalisht në klinikë.

Kur sekretarja kuptoi se gazetarja e Gazetës Shqip nuk ishte një paciente që kërkonte konsultë, u justifikua me faktin që ishte jashtë orarit të punës dhe u përpoq ta mbyllte sa më parë telefonin

Edhe pse është raportuar më parë se klinika është mbyllur, përgjigja ndaj telefonatës së gazetares dhe pyetja nëse “dëshiron të lësh një takim”, tregon se puna vijon normalisht në klinikën e Ina Xhaxhos.

Siç kanë dëshmuar prindërit e të miturit në media Xhaxho e ka futur në anestezi fëmijën, për të bërë një operacion disa orësh në dhëmballë. Ndërkohë që dyshohet se shkak të mbidozës së anestezisë, i mituri ka qëndruar në gjendje koma dhe në momentin që është dërguar në spital i kanë thënë se i është helmuar mëlçia.

Kujtojmë se tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30.

Lexo edhe :  Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë.

Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen. Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë/   S.M

Të fundit

Pengmarrje dhe tendera! Si SPAK zbuloi ngjarjen në shtëpinë e zyrtares së KPP-së

SPAK gjatë hetimeve, ka zbuluar një ngjarje kriminale të dyshuar të ndodhur në vitin 2020. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni (thuhet se është daja i Endri Shabanit), i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror...

Hansi Flick kërkon spastrime tek Barcelona, çështjet që priten të zgjidhen brenda javës

Barça shpreson të zgjidhë brenda një jave operacionin e largimeve. Klubi “blaugrana” po punon për të siguruar që të ketë të paktën tre spastrime...

Kosovë-Serbi, a pati tension siç tha Trump? Reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri komentet...

Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40-vjeç. Ajo humbi jetën pas...

Lajme të tjera

Web TV