“Të fortë dhe luftarakë…”/ Zhaklin komenton konkurrentët e DWTS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të diel ka nisur transmetimin në ekranin e Top Channel, “Dancing With The Stars Fan Club”, nën moderimin e Kiara Titos.

Të ftuarit e parë ishin Albi Nako, Monika Lubonja dhe Zhaklin Lekatari, të cilët dhanë mendimet e tyre për performancat e para të VIP-ave që janë konkurrentë në spektaklin më të madh të kërcimit.

Lekatari u shpreh se Fifi dhe Juliana janë dy konkurrente të forta dhe ambicioze për të marrë çmimin e madh. Sipas saj në paraqitjen e tyre të parë, ajo që goditi më fort ishte zgjedhja e muzikës dhe fakti që kërcimi i tyre ishte i një zhaneri të vështirë.

“Të dyja janë ambicioze dhe në performancën e tyre të parë zgjedhën të kërcejnë zhanere te vështira, zgjedhja e muzikës i kanë dhënë përparësi. Mendoj që muzika ka rëndësi të madhe sidomos për publikun.

I shoh si dy gra ambicioze. Të forta dhe luftarake, të zëshme për të qenë pretendende.”, shprehet Zhaklina.

Përsa i përket performancës së Ronaldos, Armaldos dhe Vis Pupës, Zhaklina shprehet se janë personazhe që kanë krijuar një “famepage” dhe janë më të favorizuar.

“Visin e shoh që është brenda kuadratit që jemi mësuar ta shohim. Ronaldo më surprizoi, ndonëse mbi peshë ka një elasticitet, më pëlqen mënyra sesi e shijon, e shoh ambicioz dhe e shoh deri nga mesi i spektaklit, ka ambicie.

Armaldo mund të bëjë më shumë sesa kaq, i pëlqen spektakli, vëmendja, kanë një përparësi sepse kanë një ‘famepage’”, u shpreh Zhaklina Lekatari./  S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV