VIDEO/ Barbarizëm, shqiptarët kryqëzojnë shqiponjën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura  dhe një veteriner, janë përballur me një rast të pazakontë.

Ata i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal.

Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur./   S.M

Të fundit

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Motori përplaset me fugonin e mallrave, mbetet i lënduar një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes...

Qeveria propozon fshirje të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite për biznesin

Në një takim me biznesin qeveria propozoi një paketë të re të Paqes Fiskale, e cila përfshin faljen e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave,...

Adoleshenti i dha fund jetës, shoku i 15-vjeçarit: Nëna nuk e përkrahte…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar është vetëvarur dhe është gjetur në banesë nga...

Lajme të tjera

Web TV