Roma ka marrë fitoren e 3-të radhazi në kampionat. Ekipi i Mourinhos ka triumfuar me goleadë 1-4 ndaj Cagliarit, në Sardegna. Takimi rezultoi me i lehtë nga çfarë pritej, teksa Aouar dhe Lukaku shënuan në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk mungoi një gol i Belottit. Lukaku tregoi se është në ditë të mirë, pasi “tundi rrjetën” sërish.
Skuadra nga kryeqyteti është në mesin e tabelës dhe për këtë edicion synon një vend në Champions.