“Baroni i drogës, i përfshirë në fushata elektorale”/ Hoxha zbulon kush është “koka”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha ka shpjeguar se kush është Gëzim Çela, koka e një prej grupeve kriminale të goditura gjatë megaoperacionit të sotëm, ku mori pjesë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ndërkombëtarët u përfshinë për shkak se dyshohet se bëhej fjalë për 2.5 ton kokainë.

Gazetari shpjegoi “karrierën” kriminale të Çelës dhe pse ka marrë titullin “baroni i drogës”.

“Gëzim Çela ka histori të gjatë me ligjin në Shqipëri. Është akuzuar edhe si ish shoqërues i kryeministrit të majtë në atë kohë, është akuzuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni, trafik lëndësh narkotike dhe vrasjen e dy karabinierëve italianë. Grupi kishte 14 shqiptarë, 4 italianë dhe një ukrainas. Ai u arrestua në Shqipëri, ishte dënuar në vitin 2003 me 11 vite burg. U konvertua në Shqipëri dënimi dhe arriti ta bindë gjykatën që vuante nga sëmundje e pashërueshme. Për këtë shkak gjykata e liroi. Pasi doli nga burgu, nuk u kap më.

Në 2006, ky u dënua me 6 vite burg për trafik heroine. Ka dalë nga burgu në shtator 2012. Turqia e ka sjellë në Rinas. Sapo ka ardhur e ka arrestua drejtësia shqiptare. Nuk e di në çfarë rrethanash doli, por doli.

Ky personazh, edhe emrin e ka baroni i drogës dhe i ka shpëtuar drejtësisë. Gëzim Çela ka qenë efektiv i forcave speciale. Është dënuar në Itali, Turqi, Shqipëri. Dhe doli.

Në 2014, bëhet një operacion tjetër, u kap 7kg kokainë. Ai ishte korrieri që e transportonte nga laboratori në Kosovë, në laboratorin në Fushë Kuqe. Në Kosovë u kap kimistja, “tezja e kokainës”. Në Shqipëri, gjatë kontrollit që u bë në banesën e Çelës, u gjet heroinë, kanabis, lëndë kimike që përdoret për kokainën. U akuzua se kishte krijuar rrjet që niste nga SHBA, Turqi, Kosovë. Kishte laborator në Shqipëri dhe në Kosovë.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Ky ka qenë i specializuar për trafikun e heroinës, gjatë rrugës është futur edhe te kokaina. Çela është dënuar me 18 vite burg, por nuk është kapur, ka vijuar aktivitetin e tij. Ai ka qenë i përfshirë në fushata elektorale. Ka qenë në një vaki, me shumë njerëz atje. Është njeri me shumë lidhje të forta, prandaj ka qenë i vështirë për tu kapur”, tha ndër të tjera Hoxha. /e.t

Të fundit

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Lajme të tjera

Web TV