Moda shkon edhe në Hënë: Prada do të krijojë kostumet e astronautëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prada do t’i çojë kostumet e saj në nivelin tjetër pasi shtëpia italiane e modës njoftoi partneritetin me Axiom Space për të krijuar kostumet hapësinore për astronautët.

Këtë javë, marka luksoze në Milano njoftoi bashkëpunimin me kompaninë komerciale të hapësirës për të krijuar kostumet hapësinore të Nasa-s për misionin Artemis III të vitit 2025 – fluturimi i parë me ekuipazh në Hënë që nga Apollo 17 në 1972.

“Ekspertiza teknike e Prada-s me lëndët e para, teknikat e prodhimit dhe konceptet inovative të dizajnit do të sjellë teknologji të avancuara për të siguruar komoditet,” tha CEO i Axiom Space, Michael Suffredini.

Drejtori i marketingut i Prada-s, Lorenzo Bertelli, vlerësoi partneritetin, duke e cilësuar atë një “festim të vërtetë të fuqisë së krijimtarisë njerëzore dhe inovacionit për të çuar përpara qytetërimin.”

Të dy kompanitë thanë se kostumi hapësinor AxEMU do t’u sigurojë astronautëve aftësi të avancuara për eksplorimin e hapësirës, ndërsa do t’u ofrojë NASA-s sisteme njerëzore të zhvilluara për të hyrë, jetuar dhe punuar në dhe rreth Hënës./E.Ç

Të fundit

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Lajme të tjera

Web TV