OKB dënon sulmet e Hamasit: Asgjë nuk justifikon terrorizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OKB- ja mban një qëndrim të qartë kundër sulmeve të Hamasit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi se asgjë “nuk mund të justifikojë aktet terroriste”.

“I njoh ankesat e palestinezëve. Por asgjë nuk i justifikon këto akte terrorizmi dhe vrasjen, gjymtimin dhe rrëmbimin e civilëve” tha nga Nju Jorku, Guterres.

“Unë përsëris thirrjen time për një ngrirje të këtyre sulmeve dhe lirimin e të gjithë pengjeve,” shtoi ai.

Ai vuri në dukje se OKB-ja kishte marrë raporte për sulme izraelite që goditën objektet shëndetësore brenda Gazës, si dhe komplekset e banimit dhe një xhami.

Ai shtoi se është i shqetësuar pas njoftimit se Izraeli do të fillojë rrethimin e Rripit të Gazës.

Guterres paralajmëroi gjithashtu mundësinë e një zgjerimi të dhunës në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

“Është koha për t’i dhënë fund këtij rrethi vicioz gjakderdhjeje, urrejtjeje dhe polarizimi,” shtoi ai, ndërsa bëri thirrje për paqe të negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve./I.S

Të fundit

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Lajme të tjera

Web TV