Shqiptarja që u kthye nga Izraeli rrëfen tmerrin: Po vriten njerëz të pafajshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para se të niste sulmi masiv i Hamasit ndaj Izraelit, shqiptarja Klodeta Cane u largua nga Jerusalemi dhe u nis drejt Shqipërisë.

Ajo i shpëtoi tmerrit që po përjetojnë mijëra njerëz të pafajshëm, ndërsa tregon bisedat me miqtë që ka lënë pas. Klodeta Cane prej 8 vitesh është vendosur në Izrael, ku ka zhvilluar studimet, si dhe është marrë me projekte të tjera.

“Jam larguar nga Izraeli një ditë para se ngjarjet të nisnin, kam mbërritur të enjten në mbrëmje. Informacionet që kam marrë nga miqtë në Izrael kanë qenë të shtunën në mëngjes.

Mesazhin e kam marrë nga një biznesmen i famshëm me te cilin po organizonim një taksim biznesi me disa investitorë amerikane-izraelitë dhe shqiptarë”, tha Cane.

40 studentë të tjerë u evakuuan vetëm një ditë më parë, pa pagesë nga Air Albania. Cane thotë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, se ambasada shqiptare në Izrael ka bërë një punë të shkëlqyer duke kontaktuar shqiptarët që kishin nevojë për t’u larguar pas sulmeve të befasishme të Hamasit ndaj Izraelit.

“Ambasada ka bërë një punë të shkëlqyer për ta kontaktuar. Na ka kontaktuar në mënyrë urgjente, ka marrë kont direkt me personat që ishin të interesuar, ka qenë i nevojshëm që kontakti të jetë me ambasadën”, u shpreh ajo.
Ajo rrëfen edhe bisedat me miqtë.

Më kanë ardhur mesazhe pafund nga miq, që përshkruajnë sirenat, kaosin, frikën, njerëzit që kërkojnë strehim dhe vrapojnë.

Qoftë edhe familja e pronores sime të shtëpisë më mori në telefon dhe më tha vajza ime vetëm qan, s’di ç’të bëj po përjetojmë stres dhe ankth të pashpjegueshëm.
Cane thotë se s’ka më pasur më parë sulme të një shkallë të tillë, ndërsa thekson se shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme.

Lexo edhe :  Nuk siguroi votat për mandatin e deputetit/ Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së

“Sulme terroriste kanë qenë të vazhdueshëm, por jo në shkallë të tillë. Kryesisht sulmet kanë qenë kundrejt ushtrisë apo ushtarëve, ose sulme në mënyrë të paorganizuar mirë, ku janë përfshirë pastaj studentë ndërkombëtarë të vrarë, por asnjëherë në këtë shkallë.

Është e pajustifikueshme që qytetarë të pafajshëm janë të përfshirë, shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme./    S.M

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV