Ja qarqet në Shqipëri me numrin më të lartë të të sëmurëve me tumor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanceri është një nga sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë në botë. Të dhëna e autoriteteve zyrtare tregojnë se në vendin tonë çdo vit regjistrohen rreth 5500 raste të reja me këtë sëmundje.

Numër më të lartë të të prekurve shënojnë kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se numri i meshkujve të prekur nga kanceri është 4 herë më i lartë se i femrave.

Qarqet me numrin më të lartë të të sëmurëve me kancer

Tirana

Kukësi,

Gjirokastra,

Korça

Kjo sëmundje prek shumë  organe në  trup: gjirin, mushkëritë, kokën, lëkurën, zorrën e trashë veshkat por shumë  rrallë  zemrën.

Përse zemra nuk preket aq lehtë nga kanceri

Ekspertët shpjegojnë se ndonëse zemra mund të rrezikohet nga kanceri, qelizat tumorale janë rëndom beninje pra jo vdekjeprurëse.

Që të kuptoni më qartë arsyet përse zemra ka këtë mburojë nga kjo sëmundje, duhet të mësoni më parë si funksionojnë qelizat.

Çdo qelizë e trupit ka potencialin për tu bërë e keqe ose kancerogjene. Kjo sëmundje buron pikërisht nga mutacioni i ADN-së së qelizës.

Përpara se një qelizë kancerogjene të bëhet vdekjeprurëse ajo i nënshtrohet një sërë mutacionesh. Shumica prej tyre ndodhin kur qeliza ndahet në dysh dhe riformon ADN-në e saj. E vetmja mënyrë që qeliza të kalojë në mutacion është të ndahet e të shumohet.

Qelizat e zemrës nga ana tjetër nuk replikohen dhe formojnë qeliza të reja përveç se në rastet e ndonjë lëndimi.

Duke qenë se qelizat e zemrës nuk ndahen, gjasat për mutacion janë tepër të vogla. Le t’i hedhim një sy mënyrës si formohen tumoret e gjirit, zorrës së trashë e lëkurës.

Shumica e qelizave zëvëndësohen me të reja gjatë gjithë kohës.Indet e gjirit për shembull ndikohen gjithë kohës nga hormonet, shtresat e zorrës së trashë zëvendësohen gjithë kohës, e njëjta gjë vlen edhe për lëkurën.

Lexo edhe :  “Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Duke qenë se qelizat kalojnë në mutacion gjithë kohës, kjo është arsyeja që këto sëmundje janë më të përhapura.

Krejt ndryshe është zemra, e cila nuk është e ekspozuar ndaj kancerogjenëve të jashtëm e atyre të brendshëm, por vetëm qelizave në gjak të cilat nuk kalojnë në mutacion./AgroWeb.org  /   S.M

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV