Bashkëshortja e Will Smith shokon me deklaratën: Jemi ndarë që prej 2016-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Will Smith mbahet mend më së miri për natën e Oscar-it të vitit 2022, kur ai u ngjit dhe goditi komedianin Chris Rock.

Aktori fitues i Oscar-it, për rolin e tij në “King Richard”, u ndalua përfundimisht për plot dhjetë vjet nga eventi, pas një takimi të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, ndërsa para se të ndodhte kjo ai kishte shprehur pendimin e tij për reagimi i tij i dhunshëm!

Në vitin 2021, Will Smith dha një intervistë të plotë për November’s GQ dhe foli për martesën e tij me Jada Pinkett dhe zbuloi një vendim të tyre.

“Jada nuk ka besuar kurrë në martesën konvencionale. Ajo kishte anëtarë në familjen e saj që kishin një marrëdhënie jokonvencionale. Ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë ndryshe nga mënyra se si u rrita unë”.

Dy vite më vonë, 52-vjeçarja tregoi në një intervistë që dha për NBC News se ajo dhe aktori i njohur janë ndarë fshehurazi prej shtatë vitesh të tëra, pa e kuptuar askush.

“Në kohën kur arritëm në vitin 2016, ishim të lodhur nga përpjekjet. Unë mendoj se ne të dy ishim ende të mbërthyer në fantazinë tonë të asaj që mendonim se duhet të ishte personi tjetër”, tha Jada për NBC News./E.Ç

Të fundit

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Lajme të tjera

Web TV