Betohet “Qeveria emergjente” e Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.

Benny Gantz dhe katër anëtarë të partisë së tij u betuan si ministra pa portofol, pasi Parlamenti votoi për Qeverinë e re me 66 vota për dhe katër kundër.

Para votimit, Netanyahu tha në Parlament se “uniteti që kemi krijuar dërgon mesazhin e një force të madhe”, duke u zotuar se “do të shkatërrojmë Hamasin”.

Lideri opozitar, Yair Lapid, – ish-aleat i Gantzit – më herët tha se ai nuk do t’i bashkohet Qeverisë.

Gjatë një adresimi televiziv, Lapid akuzoi udhëheqësit izraelitë për “dështim të pafalshëm” për shkak të mosparandalimit të sulmit brutal që militantët e Hamasit kryen në fundjavë.

Luftimet që nga 7 tetori midis Izraelit dhe militantëve nga Gaza kanë lënë të vrarë mbi 1.200 persona në Izrael dhe 1.350 në Rripin e Gazës.

Netanyahu dhe Gantz, përmes një deklarate të përbashkët, më 11 tetor njoftuan se janë pajtuar të bashkojnë forcat gjatë luftimeve dhe të formojë “kabinetin e luftës” prej tre anëtarësh, ku do të përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në Qeveri po ashtu kanë mbetur aleatët e Netanyahut të ekstremit të djathtë se hebrenjtë ultra-ortodoksë.

Sipas marrëveshjes, Netanyahu është pajtuar që të ndalë reformën në gjyqësor, që ka ndarë shtetin dhe kundër saj janë organizuar protestat më të mëdha në historinë e Izraelit.

Gantz për herë të fundit kishte shërbyer në një kabinet të Netanyahut më 2020-2021, ekzekutiv që u formua në bazë të marrëveshjes që i mundësonte Gantzit të udhëhiqte në pjesën e dytë të mandatit të Qeverisë. Por, në Izrael atëbotë u shpallën zgjedhje të parakohshme para se Gantz të mund të bëhej kryeministër./ REL

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV