Gazetarja tregon lidhjen e ish-shefit të Laçit me ‘baronin’ e kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, vëmendja u rikthyer edhe një herë në operacionin antidrogë “Flakë ne det”, në sajë të të cilit ra në pranga shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj. Ky i fundit akuzohet për bashkëpunim me grupin kriminal të ‘baronit’ të drogës, Gëzim Çela.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se Metaj prej kohësh ka pasur lidhje dhe kontakte me Çelën, duke e favorizuar atë në trafikun e drogës, dhe duke i dhënë informacion për operacionet e policisë.

“Metaj ka pasur njohje dhe lidhje të vjetra me Çelën, i cili prej 2014 është në arrati, pasi shndërroi vilën e tij në një laborator kokaine, por dhe për akuza të tjera. Metaj e informonte atë për aksionet e policisë, i jepte ndihmesë edhe përmes automjeteve të policisë duke lëvizur. E gjithë zona e Fushë-Kuqes e thonë hapur që Çela nuk ka lëvizur asnjëherë nga zona. Pra Metaj ka pasur dijeni edhe për drogën që do shkëmbehej në det.

Metaj mbahej në vëzhgim prej disa muajsh. Ai mohon pjesën që ka të bëjë me trafikun e drogës, por thotë se ka pasur njohje me të dhe ‘pranon gabimi’. Por prokuroria beson të kundërtën, që ai ka pasur informacione për lëvizjen e drogës.

Është duke u hetuar edhe pjesa e policisë kufitare, pasi veliera që do bënte këmbimin e drogës, u fut nga Kepi i Rodonit”, u shpreh Lala./e.t

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV