Gjykata e Lartë vendos sot për ‘fatin’ e Belerit, në gjyq edhe ambasadorja greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është seanca e radhës e gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Pasi GJJKO edhe Gjykata e Durrësit shpallën moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, kërkesa i ka kaluar Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prej gjykatave do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit.

E pranishme në seancën e sotme është edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.

Beleri e ka konsideruar mbajtjen në burg si politike. Lidhur me mosbetimin e tij si kryebashkiak dhe me mbajtjen e tij në burg kanë reaguar dhe politikanë të Greqisë të cilët herë pas here kanë kërcënuar vendin tonë në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Belerit i është refuzuar 5 herë kërkesa për të dalë nga paraburgimi.

Kujtojmë se Fredi Beleri ndodhet në paraburgim që prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale i arrestuar me akuzën e blerjes së votave tek i infiltruari i policisë.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 eurosh për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat. Vetë shtetasit Arsen Rama, Beleri i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

Beleri bisedon me informatorin dhe i premton 50 euro për 13 vota që të nesërmen dhe 300 euro për vetë informatorin nëse votat do të dilnin në kuti. Informatori i thotë që të mos shqetësohet se i ka votat e sigurta dhe se ai do të dalë garant për to.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin./   S.M

Të fundit

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane...

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Lajme të tjera

Web TV