Gruaja shpenzon 4 mijë paund, martohet me veten pa asnjë të ftuar

Një grua shpenzoi më shumë se 4000 paund dhe u martua me veten në një ceremoni ku nuk ishte asnjë i ftuar.

Verpimi i saj vinte pasi martesa me burrin e saj, 45 vjeç, dështoi.

Andria Johnson kishte qenë 31 vjeç kur u martua me burrin e saj, 45 vjeçar, në Las Vegas në vitin 2015.Dyshja u divorcuan në vitin 2018.

Duke fajësuar diferencën e moshës 14-vjeçare për fundin marrëdhënies, ajo vizitoi një terapist dhe pas disa vitesh “arriti një përparim” dhe vendosi të martohej me veten.

Andria tha: Doja të festoja lidhjen time të re me veten duke bërë atë që duhej të kisha bërë vite më parë, në martesën time të parë, bëra gabim duke iu dashuruar dikë tjetër pa kushte, pa i dhënë vetes të njëjtën dashuri më parë.

Ndërsa familja dhe miqtë e saj e mbështetën vendimin e saj, kolegët e saj e panë atë si një veprim të pazakontë./e.t