Kujdes kur bëni këto aktivitete, mund të shkaktojnë atak në zemër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet në enët e gjakut janë shkaku kryesor i një ataku kardiak dhe ato mund të jenë njëlloj të pranishme te të dyja gjinitë dhe në mosha të ndryshme.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë dhe njohja e simptomave do t’ju ndihmojë t’i parandaloni këto sëmundje. Nga stresi apo gëzimit i tepërt, është e mundur të përjetoni një sulm në zemër, por nuk mund të themi se janë shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje.

Megjithatë, duhet të mendoni përpara se të bëni disa nga aktivitetet e mëposhtme nëse jeni në grupin e rrezikut:

Ngritja nga shtrati në mëngjes

Sulmet në zemër ndodhin më shpesh në mëngjes. Kjo është për shkak se truri juaj mbush trupin me hormone për t’ju ndihmuar të zgjoheni, por kjo e ngarkon zemrën tuaj. Ajo që mund të shkaktojë atak në zemër gjatë zgjimit është dehidrimi, por edhe ngritja e shpejtë nga shtrati.

Mungesa e gjumit

Gjumi i rregullt dhe cilësor është i domosdoshëm për organizmin e njeriut dhe nëse nuk flini mjaftueshëm, mund ta rritni rrezikun e një ataku kardiak. Mungesa e gjumit mund ta rritë presionin e gjakut, por edhe të çojë në inflamacion. Gjumi duhet të zgjasë të paktën gjashtë deri në tetë orë çdo natë, në mënyrë që ta reduktoni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Ngrënia e tepërt

Është e qartë se një vakt i bollshëm nuk mund të shkaktojë atak në zemër, veçanërisht nëse jeni një person që nuk rrezikohet nga sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, nëse jeni në grupin e rrezikut, një vakt i madh dhe i rëndë mund ta rritë nivelin e hormoneve dhe ritmin e zemrës, duke shkaktuar kështu një sulm në zemër.

Stërvitje e menjëhershme ose intensive

Lexo edhe :  Pulsimi i veshëve, përse ndodh dhe si ta largoni

Të qenit në formë do ta mbrojë zemrën tuaj në planin afatgjatë, por stërvitja e tepërt mund të jetë e rrezikshme. Rreth gjashtë për qind e sulmeve në zemër shkaktohen nga sforcimet ekstreme fizike.

Seksi

Ashtu si shumë forma të ushtrimeve, aktiviteti seksual lidhet me një rrezik të shtuar të sulmit në zemër. Megjithatë, ky aktivitet nuk është i rrezikshëm nëse jeni fizikisht aktiv dhe i shëndetshëm./E.Ç

Të fundit

“Me kë Amerikë je?”/ Dash Shehi sherr me analistin për “non gratën” e Berishës

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e Debat mes kreut të koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi...

“Nis festa”/ Xhelal Mziu shpall fitoren dy ditë para zgjedhjeve: 4-1 për PD (VIDEO)

Xhelal Mziu, në rrjetin e tij social Facebook, ka ndarë pamje të festimeve me fishekzjarrë në fshatin Blliçë. “Nis festa e fitores”, shkruan ai, ndërsa...

I pari me origjinë amerikane/ Trump uron Papën e ri: Një nder i madh për vendin tonë

Presidenti Donald Trump ka shprehur urimet për kardinalin Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papa Leo XIV. Në një postim në platformën e...

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku përgjigj pyetjes standarde se si...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

Lajme të tjera

Web TV