Kuvendi miraton rezolutën për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte rezolutën për Kosovën. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u shpreh se rezoluta u votua pro nga 101 deputetë, asnjë votë kundër dhe një abstenim.

Partia Socialiste dhe Foltorja bashkuan votat për Kosovën për miratimin e rezolutës, me anë të së cilës dënohet sulmi i armatosur i Serbisë në Manastirin e Banjsksë, ngjarja kjo e ndodhur më 24 shtator.

Sakaq, Kuvendi nuk mori në konsideratë amendamentet e Çollakut me argumentin se janë paraqitur me vonesë, ndërsa sipas Nikollës, këto amendamente duhet të ishin dorëzuar  24 orë përpara, afat ky, i cili nuk është respektuar.

Gazetarja e Abc News , Esiona Konomi, thotë se deputeti Kreshnik Çollaku ka abstenuar, ndërsa në votimin për rezolutën nuk morën pjesë deputetët e grupit të Lulzim Bashës./e.t

Të fundit

“Po ke këllqe shko në SPAK”, Balla-Berishës: More një njeri për fushatën dhe po e paguan

Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e Kuvendit,...

Balla: Yuri Kim erdhi me firmën e Trump në Shqipëri; Berisha: E ka ngatërruar

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot lidhur me drejtuesin e fushatës së Trump që është kontraktuar nga Partia Demokratike për të...

LAJM I FUNDIT/ Noka shtyn gardistët, tenton t’i afrohet Spiropalit

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka tentuar t’i afrohet kryeparlamentares Elisa Spiropali, teksa kjo e fundit i kishte prerë fjalën kryetarit të PD-së, Sali...

“Do nxjerr fotot”/ Berisha akuza Peleshin: Trego pse ia thyen këmbën truprojës tënd!

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, gjatë seancës parlamentare të sotme. “Niko,...

“Pëllumbeshë, te Erioni do shkosh dhe ti”/ Berisha sherr me Spiropalin në Kuvend

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkonte me ngul, fjalën në Kuvend edhe pasi i mbaroi radha e tij. Ky moment krijoi debate mes tij...

Lajme të tjera

Web TV