Gjuha shqipe po diskriminohet/ Google paditet në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për faktin që nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti teknologjik.

Padia është bërë nga shtetasi Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, mjek kosovar, anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork.

Në njoftimin që citojnë mediat në Kosovë, thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në fusha të caktuara, pasi janë të përjashtuar nga Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

“Paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që shqipfolësit të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, marketingut dhe gazetarisë, pasi janë të përjashtuar nga Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob”, thuhet në komunikatë./  S.M

Të fundit

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit ajo është kthyer...

“Musiala, Musiala, Musiala”. Emri që trembi Florian Wirtz kur po bisedonte me Bayern

Më në fund zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz i befasoi të gjithë duke refuzuar "ëndrrën e gjermanëve", Bayern, për t'u transferuar te Liverpool. Podkasti gjerman...

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte...

Lajme të tjera

Web TV