Koncesioni për “Check Up-in”/ Dorëzohen fakte të reja në SPAK

Pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi Tims dhe për koncesionet në shëndetësi, deputetja Albana Vokshi ka dërguar sot në SPAK faket të tjera që tregojnë shkeljet në koncesionin e “Check-Up”.

Vokshi u shpreh për mediat se është e gatshme tu përgjigjet të gjitha pyetjeve apo kërkesave të SPAK për këtë koncesion. Gjtihashtu i ka bërë thirrje SPAK të mos jetë me dy standarde port ë hetojë për këto shkelje.

PD e ka dorëzuar kallëzimin për koncesionin e “Check Up” në vitin 2020 duke ngritur dyshime se është shpërdoruar detyra dhe është kryer korrupsion./I.S