Besnik Tahiri i “rrëmben “ përgjigjen Ministrit letonez

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

Zoti Krišjānis Karinš, Minister i Puneve te Jashtme te Letonise dhe President i Komitetit te Ministrave iu pergjigj plot 13 pyetjeve, gjate kohes se lejuar ne Plenaren e KE-se. Para se t’i pergjigej pyetjes se zotit Besnik Tahiri perfaqesuesit te Kosoves ne KE, ai nenvizoi punen e bere ne drejtim te krijimit te Regjistrit te demeve ne Ukraine qe eshte nje arritje shume domethenese si dhe nje hap i madh dhe Regjistrin e aseteve te ngrira. Nderkohe qe ne jetojme ne nje shoqeri ku sundon ligji i mbrojtjes se te drejtes. Rindertimin e Ukraines nepermjet aseteve duke e ndihmuar te rindertoje vetveten nga veten nga vete agresori, te cilit jane ngrire asetet dhe thirrjen para drejtesise te atyre qe kane bere dem. Tashme ky Regjister eshte ne Hage dhe kjo ka nje domethenie politike. Jane shume mendje juridike qe jane angazhuar per te ndihmuar Ukrainen te rindertohet dhe problemi kyc eshte si te behet kjo me sakte duke filluar me burimet e vete agresorit.

Zoti Besnik Tahiri aktualisht deputet ne Kuvendin e Kosoves i drejtoi nje pyetje direkte Ministrit te Puneve te Jashtme te Letonise si Kryetare i Komisionit te Ministrave ne KE ne lidhje me ngjarjet e fundit ne veri te Kosoves, pikerisht sulmi i terrorist i 24 shtatorit,qendrimi qe do te mbaj KE dhe kur do te reagoje dhe cfare mendon per hetimin nderkombetar per te vertetuar nderhyrjen e Serbise ne kontrolluesin e pavarur.
Zoti Minister u shpreh se realiteti eshte se ne tryezen e Komisionit te Ministrave ne KE nuk ka konsensus per anetaresimin e mundshem ne KE, megjithate ceshtja eshte hedhur ne Asamble, Asambleja do t’i dergoje Komisionit te Ministrave propozimet dhe ne KE si per mire dhe per keq ne punojme ne baza konsensuale.Ndersa pikepamja e tij si Minister i Letonise, ai u shpreh per denim te plote dhe nese mund te kete nje perfshirje te qarte nga jashte.Letonia e ka pranuar Pavaresine e Kosoves dhe mbeshtet anetaresimin e mundshem ne Keshillin e Bashkimit Europian, po 34 vende jane pro dhe 12 jane te pasigurt, pra ceshtja eshte ne proces. Si Minister i Jashtem i Letonise dhe Kryetar i Keshillit te Ministrave do te vazhdoje te punoje per kete ceshtje, perfundoi ai.
Pyetja e zotit Besnik Tahiri ishte e miregjetur, jo vetem per faktet qe detajuam me lart po dhe se zoti Minister ka qene lider ne ndjekjen e se vertetes ne institucione ku ka shprehur zotesine e tij./I.S