Gold AG arrestohet në Greqi: Më spiunuan për këngët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arian Agushi, reperi i njohur si Gold AG është mbajtur në komisiariat nga policia greke. Ka qenë vetë reperi ai që ka vënë në dijeni ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale se dikush e ka spiunuar për këngët e tij.

Ai është vendosur në pranga sapo ka mbërritur në doganën greke dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm në koncertet e planifikuara.

Gold AG iu ka kërkuar ndjesë fansave ndërsa shton se kjo nuk është hera e parë që i ndodh diçka e tillë dhe se kombësia e tij nuk përbën faj.

“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 të mesnatës arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave, u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend.

Ju kërkoj falje të gjithë dashamirësve që do të ishin sonte edhe nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj të shihemi herë të tjera.

Kushdo që ka spiunuar, dua t’i them disa fjalë. Jemi burgosur historikisht, kemi vdekur nga rrahjet dhe torturat por emra nuk kemi nxjerrë. Dhe tani pa na rrahur askush, e nxjerrim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kjo nuk është hera e parë. Nuk jam fajtor që jam shqiptar”, shkruan postimi./E.Ç

Të fundit

Bulqizë, digjet makina! Shpëton për mrekulli shoferi dhe pasagjerët

Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku...

Izraeli i hedh topin Amerikës: Le të vendosë Trump tani si do të veprohet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një mesazh video se Izraeli veproi kundër programit bërthamor dhe të raketave balistike të Iranit edhe pa garanci...

“Socialistët po luten te Kisha e Laçit që ‘lakejtë’ të mos ikin nga Berisha”

Deputeti Dashnor Sula mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në...

Anormaliteti politik dhe normaliteti anormal i qytetarëve

Nga Sebi Alla Vetëm politika është në normalitetin e saj pas zgjedhjeve të 11 majit. Në një rrugë që nuk ndryshon kurrë, zgjedhjet bëhen, më...

Lajmi i fundit: Ndalohet shitja e dhenve e dhive në territorin shqiptar

Ndalohet përkohësisht lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, nga ferma në fermë, shtegtimi dhe kullotja në kullota, në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV