E bija feston 19 vjetorin dhe Ilir Shaqiri gjeti mënyrën më emocionuese për ta uruar

Sa herë që balerini Ilir Shaqiri poston një foto të së bijës në Instagram, komentet e miqve apo fansave të tij nuk kanë fund sepse Emily, është një vajzë shumë e bukur.

Ajo sot feston ditëlindjen dhe babi Iliri e ka uruar me pak fjalë, por me një video ku tregon momentet e tyre të lumtura.

“Emily Shaqiri, je emocioni i jetës time. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai krah pamjeve shumë emocionuese.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

Emily, e cila është rritur në sytë e publikut tashmë ka mbushur 19 vjeç dhe kërcen si i ati ndërsa i është futur edhe karrierës si aktore./E.Ç