Humbje e madhe për futbollin shqiptar/ Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humb jetën pas problemeve kardiake, ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut i viteve 1975-1985, Daniel Xhemo.

Korçari i njohur që në moshë të re luajti futboll që nga klasat sportive të shkollës “Stavri Themeli” e me pas me gjitha ekipet zinxhir të Skënderbeut deri te vishte fanellën e rëndësishme bardhëekuq.

Pasi mbaroi studimet për inxhinieri-mekanike, u rikthye përsëri te Skënderbeu, lojë të cilën e ka lënë në fund të vitit në 1990, për t’u përkushtuar profesionit të tij të inxhinierit në drejtorinë e kontrollit të automjeteve, aty ku punoi deri ditën e sotme.

Madje, Daniel Xhemo sot ka qenë në punë por për fatin e keq ka rezultuar dita e tij e fundit pasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga probleme kardiake.

Me humbjen e Xhemos futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut ashtu si dhe shokët që humbën kolegun e tyre profesionist. Ndërkohë familjarët kanë humbur njeriun e tyre të mirë./  S.M

Të fundit

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Lajme të tjera

Web TV