Ismail Kadare për AFP: Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari i shumë kryeveprave priti në shtëpinë e tij agjencinë e lajmeve AFP.

TIRANË-Emmanuel Macron Presidenti i Francës i dha Ismail Kadares, romancierit dhe poetit më të njohur ndërkombëtarisht të Shqipërisë, dekoratën “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Shkrimtari i shumë kryeveprave priti në shtëpinë e tij agjencinë e lajmeve AFP.

-Çfarë është letërsia për Ju, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe në gjatë viteve të dikaturës komuniste?

Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë, thuajse e pamundur. E pamundur të shkruaje siç dëshiroje të shkruaje. Ja përse unë i jam mirënjohës letërsisë: Letërsia më dha mundësinë të kapërceja të pamundurën. Ferri komunist, si çdo ferr tjetër është mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia arrin ta transformojë atë në një forcë jetë, në një forcë mbi të cilën mbështetësh për të mbijetuar, për të mundur me kokën lart çdo gjë.

Unë kam qenë gjithmonë besnik i letërsisë, kam respektuar çdo herë veç urdhrat e saj, kam qenë thellësisht i lidhur me të, ajo ka qenë qëllimi i jetës sime, qëllimi absolut i jetës sime që ka bërë të mundur të kapërcej çdo vështirësi. Kur arti mbijeton, ky është një triumf, një fitore. Dhe siç thotë Kundera: “Arti nuk triumfon kurrë kokëulur”!

Letërsia më ka dhënë çdo gjë që kam, më ka dhënë kuptimin e jetës, më ka dhënë guximin të luftoj, të kem shpresë, të ndjej gëzim, të kapërcej çdo gjë: Kjo është letërsia!

-A është letërsia dashuria më e madhe e jetës suaj?

Letërsia është dashuria ime më e madhe, e vetmja, më e madhe se çdo gjë. Letërsia është gjithçka për mua, jeta ime, jeta e të tjerëve, jeta e të gjithëve. Letërsia jeton paralelisht me botën, ecën me të, në krah të saj.

Ajo më ka dhënë gjithçka unë kam sot, ajo ka qenë dhe është kuptimi i jetë, ajo më ka dhënë kurajon për të qendruar, shpirtin, frymën, lumturinë e shpresën. Gjithçka e bukur për mua është letërsia!

E mbaj me vete kudo, shkruaj gjithë kohën, hedh shënime, shkruaj tregime, kam projekte për të botuar dorëshkrime, por disa prej tyre duhet ti rishoh.

Çdo botim është për mua si një rilindje, kështu ka qenë gjithmonë. Letërsia është e ngjashme me ëndrrat. Letërsia ushqen shpirtin.

-A jeni i trishtuar që nuk e keni marrë ende çmimin Nobel të Letërsisë? Ju edhe këtë vit ishit një nga pak kandidatët e përzgjedhur?

Lexo edhe :  U përplas nga makina teksa po bënte vrap, humb jetën tragjikisht atletja shqiptare!

Çmimi Nobel është një nder që bota i bën artit dhe unë jam i nderuar që shumë herë kam që i përzgjedhur si kandidatët për këtë çmim gjë që sigurisht më prek dhe sigurisht më lumturon.

I vlerësoj shumë librat e mi, i nderoj shumë librat e mi, jo vetëm se si autori, por sepse ato i përkasin letërsisë shqipe. Ato janë pasuri, pjesë e të gjithëve. Një shkrimtar për t’u ndjerë krenar dëshiron veç të kontribuojë në këtë pasuri.

Vepra ime është ajo e popullit tim, është letërsia shqipe dhe ajo nuk më takon mua, ajo i takon shpirtit njerëzor, gjithë njerëzve të këtij vendi.

Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës dhe ashtu do të mbetet përherë dhe Franca është një nder vendet që ka vlerësuar letërsinë time e ky është padyshim një nder për mua.

Ne jemi bij të artit, ne i shërbejmë artit.

E për gjithçka unë kam bërë i jam mirënjohës artit. Forcës krijuese të tij. Ashtu si arti edhe shkrimtari nuk ka kurrë moshë. I.S

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV