Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, raportohen viktima

Një automjet ka përplasur një këmbësor për vdekje mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç në afërsi të Markatomajt.

Ndonëse ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Uniformat blu bëjnë me dije se është shoqëruar drejt Komisariatit të Policisë Lezhë, drejtuesi i automjetit./  S.M