Ja pse jeni ende beqarë sipas shenjës tuaj astrologjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U bë shumë kohë që mundoheni, por ende nuk keni nisur lidhje? Cilat janë arsyet? Padurimi, paqëndrueshmëria, kompleksiteti, etj, zbuloni arsyet që i ndalin të tjerët t’iu afrojnë.

Dashi. Nëse jeni ende beqarë dijeni se gjithçka vjen nga padurimi juaj legjendar. Ju doni çdo gjë menjëherë. Nëse nuk arrini të afroheni shpejt me atë që pëlqeni dekurajoheni dhe nuk vazhdoni më tej.

Demi. Ju të kësaj shenje e keni të vështirë të gjeni dikë pasi i trembni pretendentët. Arsyeja? Posesiviteti. Bëni kujdes!

Binjakët. Ju jeni shenjë kameleon dhe ndryshoni shpeshherë mendim. Njëherë kërkoni një lidhje pasionantë, të nesërmen një lidhje të bazuar tek spiritualiteti dhe ditët në vijim një lidhje në distancë. Me pak fjalë është thuajse e pamundur t’iu ndjekësh dhe t’iu kuptosh.

Gaforrja. Ju nuk shpreheni asnjëherë prandaj pretendentët nuk dinë si të veprojnë. Nuk ka shenjë më të turpshme dhe më të rezervuar se ju. Sjellja juaj nuk i lë asnjë mundësi personave të tjerë t’iu afrohen.

Luani. Ju e teproni. Për shkak se doni të tregoni pikat e forta ju e ekzagjeroni. Mbase mund të thoni të vërteta, por mungesa e modestisë nuk do jetë në favor për të gjetur një partner.

Virgjëresha. Ju mbeteni beqarë për shkak të neurozës. Maniakë, perfeksionistë dhe kërkues, ju nuk i duroni dot të papriturat. Kjo nuk ju ndihmon aspak të krijoni një imazh të mirë.

Peshorja. Të udhëhequr nga Venusi ju bëni pjesë tek ata persona që e idealizojnë plotësisht dashurinë. Besoni tek përrallat dhe ëndërroni të gjeni princin e kaltër. Për fat të keq duke e kërkuar gjatë atë që në fakt nuk ekziston, largoni mundësi të mira.

Lexo edhe :  GBU-57 MOP: Superbomba amerikane që goditi bunkerët bërthamorë iranianë

Akrepi. Nuk është sekret për asnjë që ju keni një karakter të vështirë edhe pse nuk duket në pamje të parë. Duke qenë misteriozë, impulsivë dhe tejet xhelozë, nuk është çudi pse jeni endë beqarë.

Shigjetari. Kot sa ta fshihni, ju jeni një aventurier në shpirt. I merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk e duroni dot që dikush t’iu privojë pavarësinë. Kjo në fakt ju bën të paqëndrueshëm dhe i tremb të tjerët t’iu afrohen.

Bricjapi. Jeni beqarë prej shumë kohësh? Dilni sa më shumë. E si mund ta gjeni prindin e kaltër duke ndenjur gjithë kohës në punë apo në shtëpi? Tregohuni më të hapur dhe keni për të pasur surpriza.

Ujori. Jeni beqarë? Edhe çfarë pastaj? Ju nuk shihni asnjë problem tek kjo gjë. Më shumë se çdo shenjë tjetër ju jeni të fiksuar pas lirisë tuaj të shenjtë.

Peshqit. Ju jeni të droguar nga dashuria. Ajo është oksigjen dhe arsye për të jetuar. Pse jeni ende beqarë? Sepse keni shumë pretendime, kërkoni shumë nga ai që keni në krah dhe mund të bëheni të varur. Kjo gjë i mban larg pretendentët. /  S.M

Të fundit

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius....

Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me...

Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” , deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të tjerë, edhe ai mund të...

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza....

Grushti paqësor i shtetit në Katar: Hamad bin Khalifa Al Thani merr pushtetin nga i ati

27 qershor 1995 Më 27 qershor 1995, në një ngjarje të paprecedentë për Lindjen e Mesme, Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani rrëzoi nga pushteti...

Lajme të tjera

Web TV